Ambulanca dy orë pritje në autostradë, edhe të sëmurët vuajnë pasojat e vizitës së Vuçiç

Saturday, 21 December 2019 16:20

Samiti i Mini Schengenit Ballkanik që po zhvillohet në Tiranë dhe masat ekstreme të sigurisë për shkak të pjesëmarrjes edhe të presidentit serb Aleksander Vuçiç, ka bërë që shumë qytetarë të vuajnë pasojat e trafikut të rënduar në hyrje-daljet e Tiranës.

Por stresit në rrugë nuk i kanë shpëtuar as personat e sëmurë.
Siç shihet në videon e mëposhtme të Syri.net, një ambulance i janë dashur të presë rreth dy orë në autostradën Tiranë-Durrës për shkak të trafikut të rënduar.

Sipas raportimeve nga terreni, situata është tejet e rënduar me vargun e makinave që ka shkuar në disa kilometra.

Ditën e djeshme, mbërritja në Tiranë e Vuçiç bëri që rrugët e kryeqytetit të ktheheshin në ferr për qytetarët, të cilëve iu desh të prisnin disa orë në makina.

Video

Login to post comments