Guxim i madh t’i thuash “rambos” Haradinaj se ai “GËNJEN”!

Saturday, 21 December 2019 16:22

Kush i del në shënjestër para, duhet të dijë fundin…!

Sot kryeministri shqiptar Edi Rama nuk duroi. Për ti bërë qejfin Presidentit serb Vuçiç që erdhi në Tiranë në të ashtuquajturin “Minishengeni ballkanik” sulmoi fort dhe pa droje kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj. Edhe politikën kosovare në përgjithësi e atakoi, por veçmas e kishte me Kryeministrin kosovar.

Pasi kritikoi e sulmoi palën kosovare e cila nuk pranon të vijë në takimet e kësaj ideje për “Minishengeni ballkanik”, kryeministri shqiptar nuk duroi dhe e tha fjalën “gënjen” për Ramush Haradinaj. Ndërkohë  homologu kosovar u tregua më i kujdesshëm.

 

 “Kosova nuk ka nevojë për një minishengen që kryeqytet ka Serbinë. Idea e minishengenit është heqja e taksës që Kosova i ka vënë Serbisë. Edi Rama është vëllai im. Nëse Ramës i dhimbsen kosovarët, le të largojë taksën e vendosur në rrugën e Kombit. Përderisa Kosova nuk njihet nga Serbia dhe mohohet masakra e Reaçakut, puna e mbarë pa ne”, u shpreh kryeministri kosovar, Haradinaj.

Ramush Haradinajt dhe shumë politikanëve kosovarë iu dhimbset Kosova dhe nuk pranuan që loja Vuçiç-Thaçi-Rama të arrinte të ndante Kosovën, siç ishte planifikuar. E mbrojtën me shpirt e patriotizëm, bile edhe me kërcënim që nëse tentojnë ta ndajnë Kosovën, Rajoni përfundon në luftë.

Ramush Haradinaj nuk ka pyet për çetnikët serbë, nuk ia bani syri terr përpara gjykatës së Hagës, dy herë, dhe as nuk pyet për disa shqiptarë miq të serbit Aleksandër Vuçiç.

“Rambo” Ramush e ka një qëllim në jetë: Kosovë e pandame, e zhvilluar dhe në BE e NATO.

Kush i del në shënjestër para, duhet të dijë fundin…!

Avni S. Matoshi

Modifikuar më Saturday, 21 December 2019 16:23
Login to post comments