Ndahet nga jeta Avdi Rexha, misionari i ‘pajtimit të gjaqeve’

E Enjte, 26 December 2019 16:58

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare Avdi Rexha, misionari që për më shumë se 25 vite pajtoi familjet në gjakmarrje në Tropojë, një zonë me shumë dyer të mbyllura nga frika e marrjes së gjakut.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë miq të tij.

"U nda nga jeta Misionari i pajtimit, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, qendrestar i paepur për mbrojtjen e vlerave të demokracisë, simbol i paqes dhe solidaritetit njerëzor, interpret brilant i të Drejtës Zakonore Avdi Rexhë Malaj në moshën 95 vjeçare.
Varrimi bëhet me dt 27 ditën e premte ora 12 në fshatin Bujan Tropojë"

Modifikuar më E Enjte, 26 December 2019 17:04
Login to post comments