EMRAT-FOTOT/ Arrestohen dy të rinjtë shqiptarë, e kthyen shtëpinë në fermë kanabisi

E Enjte, 26 December 2019 17:04

Dy emigrantë shqiptarë që u kapën në një fermë të kultivimit të kanabisit janë arrestuar nga policia britanike.

Sipas mediave britanike mësohet  se droga ishte mbjellë në Derbyshire dhe ishte sistemuar në dhoma dhe papafingo, por u bastisën nga policia pas informacioneve të dhëna nga banorë të zonës.

 

Autoritetet sekuestruan më shumë se 200 bimë kanabis, ndërsa të arrestuarit janë emigrantët e paligjshëm shqiptarë Sukses Cenaj dhe Armando Iberhasaj.

 

Dy 23-vjeçarët, të cilët kishin mbërritur në fillim të këtij viti, thanë se ata kishin qenë  në pronë për disa ditë dhe ishin duke u paguar për mirëmbajtjen e lëndës narkotike.

 
1 / 2
Login to post comments