Ministria e Shëndetësisë ka anuluar të gjitha operacionet që kanë qenë të planifikuara nga data 30 dhjetor 2019 deri më 6 janar 2020, në Spitalin e Shkodrës.
Dokumentin zyrtar që mban firmën e zv/drejtorit të Shërbimeve Klinike në Ministri, bëhet me dije kërkesa që i është drejtuar shefit të Kirurgjisë dhe atij të Obstetrikë-Gjinekologjisë.
Kjo do të thotë që edhe gratë shtatzëna të planifikuara për tu operuar këtë periudhë, duhet të presin datën 6 janar. Sipas ministrisë, anulimi bëhet për të mirëmenaxhuar mbulimin me shërbim mjekësor të urgjencës në këtë periudhë festash.
Por ajo që mbetet e paqartë në këtë njoftim është se nuk është specifikuar se cilat ndërhyrje anulohen dhe nëse në to bëjnë pjesë edhe ndërhyrjet cezariane për gratë që presin të sjellin në jetë fëmijët në këtë periudhë.