Tirana u trondit mëngjesin e sotëm nga një shpërthim tritoli. Shpërthimi u regjidtruar në një pikë transferte monetare në lagjen “Don Bosko”. Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk pati njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale.
Burime bëjnë me dije se tritoli i është vënë biznesit të shtetasit Përparim Kalbaj me origjinë nga Tropoja. Ky shtetas në shkurt të 2018 është arrestuar nën akuzën e shpërndarjes së kokainës. Në 2018 Përparim Kalbaj është arrestuar në një pikë bastesh sportive në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet së bashku me katër persona të tjerë