Sërish temperatura të ulëta në vend.
Shërbimi Metereologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditën e diel.
Edhe për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga moti i qëndrueshëm, por edhe i acartë njëkohësisht.
Dielli do të mbizotërojë përgjatë gjithë ditës duke përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare.
Temperaturat e mëngjesit pritet të arrijnë në zonat malore -6ºC, në ato të ulta -5ºC dhe ato bregdetare 2ºC.
Në vlerat e mesditës tempeaturat pritet të arrijnë vlerat 3ºC në zonat malore, 10ºC në ato të ulta dhe 11ºC në ato bregdetare.