Horoskopi 29 dhjetor, ja parashikimi i yjeve për ju

Diel, 29 December 2019 09:06

Dashi

Ju kurrë nuk keni qenë njeri që duhet të ndiqni turmën, kështu që pse ta bëni sot? Mos ngurroni të thoni 'jo faleminderit' kur një grup sugjeron diçka që nuk ju duket e mirë dhe interesante. Mos u shqetëso për fjalët që mund të thuhen. Në fund të fundit pse duhet të shkosh në një aheng që nuk është aspak argëtues? Ju duhet të jeni mjaft të pavarur dhe të bëni atë që ju bën më të lumtur.

Demi

Një vendim i juaji i parakohshëm për të mbrojtur një mik, ka ndikuar shumë në mendimet dhe përshtpjet e njerëzve përreth. Ata kanë filluar t’ju shohin si një dirtë e re. A e dinin se kishit kaq shumë guxim? Disa njerëz xhelozë do kini përreth tani që e kanë kuptuar se ju keni një ndikim shumë të madh në plot gjëra. Por nuk keni pse shqetësoheni sepse këtë autoritet e keni fituar vetë dhe shijojeni. Ju e morët rrezikin duke qëndruar në këmbë dhe duke i dalë për zot një personi që i besuat dhe tani meritoni një shpërblim.

Binjakët

Një mik me të cilin nuk pajtohesh gjithmonë, tani përfundimisht është i gatshëm të ndjekë rrugët tënde në të menduar dhe të vepruar. Edhe pse është pak vonë për këtë mos u përpiqni t’i thoni, “ju thashë kështu, ju thashë ashtu”, përkundrazi mbështeteni këtë ndryshim të tij. Marrëdhënia jote do marrë një kuptim tjetër dhe do jetë shumë shpërlyese për të dy.

Gaforrja

Nuk ka asgjë të keqe të veprosh me pak më shumë egoizëm sot, veçanërisht nëse kohët e fundit je ndier disi i nënvlerësuar. Konsiderimi i nevojave tuaja së pari nuk është gjithmonë një gjë e keqe. Ndonjëherë, nëse nuk jeni duke marrë mjaft kujdes të mjaftueshëm ng njerëzit e tjerë, thjesht duhet t'i jepni vetë vetes! Bëjini një dhuratë të këndshme vetes tuaj, dilni një shëtitje, shkoni konsumoni një pijë ose qëndroni në shtëpi dhe lexoni një roman të këndshëm dhe që nuk do donit të shkëputeshit asnjë moment nga ai.

Luani

Nëse po përpiqeni të krijoni apo forconi një romacë sot, mbani mend se mënyra e të folurit ka shumë rëndësi. Një zë i qetë dhe i butë do të të hynte shumë në punë sesa një ton i lartë i zërit që vetëm do ju prishte punë. Përforcimi i zërit tuaj nuk do t'ju ndihmojë të forconi dashurinë e askujt, në fakt, ai mund të ketë efekt krejt të kundërt (veçanërisht sot). Nëse doni të kini pak intimitet me dike, duhet të të ulni tonin e zërit dhe sjellja jote të jetë sa më e qetë dhe e butë.

Virgjëresha

Vetë-disiplina juaj është diçka që do ju duhet sot për të gjetur rrugën e duhur kur përballeni me një tundim. Do ju vijë një ftesë nga shoqëria e cila do jetë shumë bindëse dhe tunduese. A do e pranonit? Mendojeni me kujdes, nëse ju i keni kryer të gjitha punët dhe detyrat që keni pasur, nuk do ishte keq për pak argetim. Nëse ju jeni të zhytyr në punë dhe do dëshironi të argëtoheni, kjo do jetë një zgjedhje aspak e drejtë. Përpiquni të bëni kompromise.

Peshorja

Shmangni shpjegimet e tepërta apo një prezantim të stërgjatë që jeni duke bërë në një punë apo në shkollë. Kjo do i lodhë njerëzit dhe i largojë ata nga ju. Do i bëni të dyshojnë në atë se çfarë po thoni dhe nuk do jeni aspak bindës. Përpiquni që me këdo që jeni flisni thjesht dhe shkurt. Mesazhi që ju do jepni përmes këtyre fjalëve do jetë më i kuptueshëm sesa duke mbajtur fjalime të gjata lodhëse.

Akrepi

Ju mund të mendoni se mund të përballoni disa rreziqe dhe probleme, por yjet thonë se kjo nuk është e mundur të ndodhë. Prandaj mos lejoni askënd të ndikojë apo t’ju këshillojë të ndërmerrni këto rreziqë. Të ndërmarrësh një rrezik nuk është njësoj si të ndërmarrësh një aventure. Mos i ngatërroni këto të dyja dhe qëndroni më konservatorë në atë që bëni sot, do shmangni një gabim të madh që mund t’ju kthejë nga ana financiare apo emocionale.

Shigjetari

Miqësia mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme për njerëzit e ndryshëm, prandaj bëni shumë kujdes para se të filloni një miqësi të re. Një koment i papritur nga një shok i ri mund të të befasojë. Ai ka ide dhe mendime shumë ndryshe nga të tuat. Kjo nuk do të thotë që të shkëputësh marrëdhëniet me atë apo ta paragjyosh, por duhet të jeni të qartë me atë për idetë dhe mendimet tuaja.

Bricjapi

Aksesori shumë më i mirë i modës që mund të keni sot nuk është një palë këpucë apo një makinë sportive e re, është buzëqeshja jote që rrezaton. Edhe nëse nuk e ndieni të buzëqeshni, është në interesin tuaj. Gjërat mund të mos duken të mundshme tani, por ato janë të mundshme nëse thjesht mendoni pozitivisht dhe vazhdoni të shpresoni për më mirë. Optimizmi është i fuqishëm.

Ujori

Kjo do të jetë një ditë shumë e gjatë. Sot do e gjeni vetën shumë pranë një personi. Të lumtur, të trishtuar, të qetë ose hiperaktivë, ju të dy jeni në të njëjtën gjendje emocionale dhe do jetë një kohë që do ju japë disa mësime të mira për jetën. Miqtë tuaj kanë një ndikim më të madh në jetën tuaj dhe ju duhet ta vlerësoni këtë fakt. Nuk ka asgjë të keqe të mbështeteni tek dikush tjetër për t'ju kënaqur, kështu që mos u ndjeni keq për këtë.

Peshqit

Tani po filloni të ndjeheni shumë më të sigurt për pozicionin tuaj në jetë, prandaj është koha që mbi këtë besim dhe siguri të krijoni një personalitet dhe autoritet të fortë rreth vetes. Lajmi i mirë është se kjo nuk do të jetë shumë e vështirë, pasi të gjithë njerëzit përreth jush mezi presin të ju shohin të merrni respektin dhe përgjegjësitë që ju i meritoni. Kërkoni bashkëpunimin që ju nevojitet sot dhe do ta merrni atë, edhe kur bëhet fjalë për çështje të zemrës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...