Dy të plagosur në Sukth të Durrësit, niset me urgjencë në Tiranë

Tuesday, 31 December 2019 16:45

Dy persona janë plagosur pas një sherri në Sukth të Durrësit. Të plagosur kanë mbetur dy djem të rinj.

 

Raportohet për se një nga të rinjtë është dërguar në gjendje të rënduar në urgjencën e qytetit. Spitali i Durrësit e ka dërguar me urgjencë për në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Një nga të plagosurit është një djalë i ri me mbiemër Osmani. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Policia është nisur në vendngjarje për të zbardhur gjithçka.

Login to post comments