Viti 2020 nis me një tërmet/ Ja epiqendra dhe fuqia

E mërkurë, 01 Janar 2020 10:36

Viti 2020 nisi me një tjetër lëkundje të tokës.

Sipas faqes evropiane EMSC, lëkundjet janë regjistruar në Detin Adriatik rreth orë 03:53 minuta, thuajse i njëjti orar kur ra tërmeti tragjik i 26 nëntorit që la pas 50 viktima.

 

Magnituda e tërmetit të mëngjesit të sotëm ishte prej 4.2 me thellësi rreth 10 km, me largësi rreth 27 km në Veri Perëndim të Durrësit.

 

Lëkundje të tilla njihen si paslëkundje të tërmetit të madh dhe sipas sizmologëve pritet të zgjasin me javë por pa pasoja.

 

Mbi 2200 paslëkundje u regjistruan pas 26 nëntorit.

Login to post comments