"Viti që lamë pas, plot me padrejtësi dhe pabesi", Nishani: Të nxjerrim mësime për të projektuar të ardhmen

Tuesday, 31 December 2019 20:03

Kreu i Këshillit kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani ka uruar shqiptarët për vitin e ri 2020.

“Viti që lamë pas ishte një ndër më të vështirët, me plot padrejtësi edhe me pabesi, por në këto raste nxjerrim mësime që duhet të na shërbejnë për të projektuar ndryshe të ardhmen”, shkruan Nishani.
“Uroj që ky Vit i Ri, të nisë e të jetë i tëri plot mbarësi e lajme të mira për familjet dhe miqtë tuaj kudo i keni”, vijon postimi i kreut të Këshillit Kombëtar të PD.

 

Ja urimi i plotë:

Të dashur miq e bashkëkombas kudo jeni, lutem të ndaj me ju urimin për mirësi në këtë natë të veçantë.
Po hyjmë në vitin 2020, i cili për gjeneratën time dhe prindërve tanë na dukej si një botë tjetër përpara disa dekadash.

 

Ja tek erdhi !

Viti që lamë pas ishte një ndër më të vështirët, me plot padrejtësi edhe me pabesi, por në këto raste nxjerrim mësime që duhet të na shërbejnë për të projektuar ndryshe të ardhmen.

Në mes të gjithshkaje që ka ardhur e ka shkuar, familja dhe miqtë mbeten një thesar që me eksistencën dhe bekimet e tyre mbushin shpirtin tonë.
Ndaj uroj që ky Vit i Ri, të nisë e të jetë i tëri plot mbarësi e lajme të mira për familjet dhe miqtë tuaj kudo i keni.

Zoti dhëntë bekimin e tij për çdo ditë në jetën dhe fatin tuaj e të tyre.

GEZUAR !

Login to post comments