Të shtënat me armë që tronditën Patosin, policia arreston dy persona. Dyshohet se do vrisnin…

E Enjte, 02 Janar 2020 12:39

Dy persona janë arrestuar sot në Patos, pasi akuzohen se qëlluan me armë drejt një 60-vjeçari për ta vrarë në fshatin Dukas në datë 30 dhjetor.

Në pranga ranë shtetasit A.G., 34 vjeç, dhe V.L., 34 vjeç, të dy banues në Patos.

Policia ka sekuestruar një armë gjahu dhe dy fishekë. Policia dyshon se shënjestra e sulmit që i shpëtoi plumbave, është Agron Hoxha.

Nga të shtënat nuk pati të plagosur. Sakaq, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes pasi ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, teksa dyshohet paraprakisht për hakmarrje.

Login to post comments