Familjarët e gjejnë pa jetë në orët e para të Vitit të Ri, zbulohet ngjarja e rëndë në Berat. Dyshimet për vdekjen e një 14-vjeçareje

E Enjte, 02 Janar 2020 12:41

Viti i ri ka nisur me trishtim edhe për një familje tjetër në Berat e cila ka hapur dyert e zisë për të përcjellë vajzën e shtëpisë vetëm 14-vjeçare.

Adoleshentja e cila jetonte në fshatin “Syzezë” në Urë-Vajgurore, Berat ka gjetur vdekjen pasditen e 1 janarit.

Vajza është gjetur nga familjarët në banesë pa shenja jete. Pasi është transportuar në spitalin e Beratit, mjekët nuk kanë mundur dot të bëjnë gjë për ta mbajtur në jetë.

Sipas njoftimit të policisë, viktima është shtetasja me inicialet E.Ç., 14-vjeçe.

Trupi i saj është dërguar në Morgun e Spitalit të Beratit ku po i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Paraprakisht, sipas policisë, dyshohet se vajza është vetëhelmuar me pesticide.

Login to post comments