Një person ka sulmuar me thikë kalimtarët në Paris por më pas është qëlluar për vdekje nga Policia. Ngjarja ka ndodhur mesditën e 3 janarit kur pikërisht ky person plagosi dy persona ndërkohë sipas mediave thuhet se sulmoi katër persona.
Policia ndërhyu menjëherë parkun jugor të Hautes-Bruyeres Park në Villejuif. Ajo i bëri thirrje të gjithë personave të braktisnin parkun ndërsa qëlloi autorin në tentativë për të ikur. Por sekretari i Policisë Yves Lefebvre tha se oficerët e policisë reaguan për vetëmbrojtje.