Një tjetër aksident rrugor është shënuar sot në rrugët e Shqipërisë, këtë herë në aksin rrugor Berat-Kozarë.
Një kamion mësohet se është përplasur me një motoçikletë.
Për pasojë nga ky aksident ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës i cili është identifikuar si S.T.
Për fat të mirë personi i lënduar nuk ka pasur dëmtime serioze për jetën.