Një grup kriminal shqiptaro-kolumbian i trafikimit të lëndëve narkotike është shkatërruar nga autoritetet spanjolle, pasi iu sekuestruan 2800 bimë narkotike marijuanë.
Në pranga janë vënë 6 persona, 3 burra shqiptarë dhe 3 gra me kombësi shqiptare dhe kolumbiane.
Siç raportojnë mediat vendase, operacioni është zhvilluar në Valencia, ndërsa droga ishte mbjellë në zona të ndryshme.
Të arrestuarit janë të moshës 28 deri në 45 vjeç dhe akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kultivim, përpunim dhe trafik droge, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.
Grupi kriminal kishte më shumë se 7 muaj që vëzhgohej nga policia.