Stuhi të forta ere me shpejtësi mbi 80 kilometra në orë në zonat bregdetare si edhe dallgëzim të lartë deri në 7-8 balle në det.
Kështu thotë në parashikimin e motit për ditën e nesërme, Meteoalb.
Reshje dëbore do të ketë në të gjithë zonën malore të vendit.
Por që nga nesër i ftohi i acartë mbërrin në Shqipëri.
Temperatura do të shkojnë deri në -11 grade celcius në rang vendi.
Ky i ftohte mbetet deri të mërkurën, kur edhe nis rritja graduale e temperaturave.