Erërat e forta në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes: "Shmangni kalimin në afërsi të pallateve!"

Diel, 05 Janar 2020 18:11

Ministria e Mbrojtjes thotë se situata momentale me erërat e forta është nën kontroll ndërkohë i bën apel qytetarëve të shmangin pallatet, godinat e larta, pemët dhe objektet e rrezikshme pasi ka rrezik për aksidente. Sipas informacioneve paraprake të AKMC nuk ka probleme.

REAGIMI I MINISTRISË SË MBROJTJES

 

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, nisur nga situata e pazakontë e erës së fortë gjatë orëve të fundit në disa qarqe të vendit, i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afersi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme. Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë, mund të bëhen shkak për aksidente.

Ndërkohë, Ministrja Xhacka përmes AKMC është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet e emergjencave në të gjitha prefekturat, për të ndjekur orë pas orë situatën e vështirë të motit të shkaktuar nga erërat dhe bora në disa qarqe. Sipas informacioneve paraprake të deritanishme situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme.

Modifikuar më Diel, 05 Janar 2020 18:12
Login to post comments