Autoriteteti Portual i Durrësit ka dhënë informacion lidhur me itineraret e trageteve përgjatë ditës së sotme dhe në vijim. Kujtojmë se ditën e djeshme për shkak të mbylljes së portit të Barit u pezullua lundrimi drejt Italisë të kësaj linje.
Pikërisht dje nuk u nisën dot dy tragetet “Rigel II” dhe “AF Francesca”, prej motit të keq, kurse sot në mesnatë “Rigel III dhe “AF Marina” u nisën nga Durrësi dhe pritet të ankorohen në portin italian.
APD njofton se kompanitë e lundrimit kanë marrë masat që udhëtarët të njoftohen për oraret dhe vonesat apo shtyrjet e orareve të nisjes së trageteve.
Njoftimi i Autoritetit Portual të Durrësit
⚓️𝐀𝐏𝐃/𝐈𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐦𝐛𝐢 𝐥𝐢𝐧𝐣𝐞̈𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐭 𝐝𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬-𝐁𝐚𝐫𝐢(𝐚𝐧𝐚𝐬𝐣𝐞𝐥𝐥𝐭𝐚𝐬)
Deti i trazuar dhe era e fortë në brigjet e Italisë jugore kanë penguar natën e kaluar nisjen e dy trageteve të linjës Bari – Durrës.
Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në Autoritetin Portual Durrës, mësohet se dy tragete të tjerë, “Rigel III dhe “AF Marina” janë nisur nga Durrësi drejt Barit sot rreth orës 00.40 dhe tashmë po ankorohen në portin italian.
Dy tragetet e tjerë “Rigel II” dhe “AF Francesca”, që pritej të mbërrinin rreth orës 21.00 të së dielës nuk u nisën dot nga Bari për arsye të motit të keq me det të trazuar dhe erë të fortë.
Kompanitë e lundrimit njoftojnë se kanë marrë masa për njoftimin e udhëtarëve me anë të telefonit për ndryshimet e orareve të nisjes së trageteve.
Drejtoria e Përgjithshme Detare
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
#MaritimeAlbania
Për info:
http://www.apdurres.com.al/…/raporti-ditor-i-trageteve-per…/