Analisti Fatos Lubonja është vënë sërish në qendër të sulmeve. Burime nga policia konfirmojnë se makina e tij është dhunuar sërish dhe për këtë ngjarje ka bërë kallëzim penal në datën 2 janar në prokurori.
Kjo është hera e dytë që ndodh një ngjarje e tillë… Në 1 Korrik 2019, një person hodhi gurë e sende në makinë.
Personi i cili ka kryer sulmin ka shantazhuar për disa herë analistin. Sulmet ndaj Lubonjës vijnë pikërisht pas deklaratave të ashpra kundra qeverisë Rama.