E rëndë/ Shoqëronte mamanë e shtruar në spital, përdhunohet 17-vjeçarja në oborrin e QSUT

Hënë, 06 Janar 2020 15:44

Një adoleshente, nga një rreth në veri të Tiranës, është dhunuar dhe detyruar të kryejë me forcë marrëdhënie seksuale nga një bashkëmoshatar i saj, nga i njëjti qytet, në oborrin rrethues të Qendrës Spitalore Universitare, ku shoqëronte nënën e saj, të shtruar në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qershor të vitit 2018, por ajo nuk është publikuar. “Boldnews.al” e mësoi historinë tragjike të 17-vjeçares A.B. (shënim i red. Inicialet e vajzës janë ndryshuar, për të ruajtur maksimalisht anonimatin e saj) në një vendim të Gjykatës së Tiranës, e cila ka dënuar së fundmi agresorin D.M., me 3 vjet burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, i pandehuri ka përfituar uljen me 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet në qeli.

Ngjarja

Vajza kishte disa ditë që qëndronte në Spitalin Qendror të kryeqytetit, për t’i ardhur në ndihmë nënës së saj, e cila gjendej e hospitalizuar në një prej pavioneve të qendrës shëndetësore.

Mesditën e 6 Qershorit, adoleshentja ka dalë për të blerë një shishe ujë, kur është ndalur me forcë nga bashkëmoshatari i saj, D.M. Ai e ka kërcënuar, e ka tërhequr me forcë drejt murit rrethues të QSUT, në pjesën e brendshme të tij, dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, duke e djegur edhe me cigare në pjesën e brendshme të kofshëve.

Pas aktit, djali është larguar, ndërsa vajza është veshur dhe ka shkuar sërish tek e ëma, pa i treguar për ngjarjen, pasi nuk dëshironte të përkeqësonte gjendjen e saj shëndetësore.

Rrëfimi

Shtetësja e mitur në këtë kallëzim, mes të tjerash ka deklaruar se, në datën 16.06.2018 rreth orës 13.00, i riu D. M., ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë në ambjentet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, konkretisht tek ambjentet e brendshme të murit rrethues.

Ajo shprehet se kishte disa ditë që kishte ardhur në spitalin e Tiranës, pasi nëna e saj po kurohej. Ditën e ngjarjes, ajo ka dalë për të blerë një shishe ujë, kur i ka dalë përpara D. M. Ai e ka marrë me forcë dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, duke e qëlluar me pëllëmbë dhe duke e djegur me cigare.

Më pas ai është larguar, duke e lënë aty adoleshenten, e cila është veshur dhe është kthyer te mamaja e saj. Mamaja e vuri re që ajo ishte e shqetësuar, por ajo nuk i tregoi pasi nëna ishte e sëmurë e nuk donte ta shqetësonte më tepër.

Më pas, kur janë kthyer në qytetin e tyre, ajo ka qëndruar 14-15 ditë pa i treguar askujt, por në datën 02.07.2018 ajo vendosi që të bënte kallëzim në Komisariatin e zonës së banimit të saj, ku u udhëzua që të shkonte në Komisariatin e Policisë Nr.4, Tiranë, pasi ai Komisariat kishte në kompetencë territoriale ngjarjen e ndodhur.

Pas këtij kallëzimi penal, Policia Gjyqësore ka ndaluar me inisiativë shtetasi D.M. Gjatë deklarimit të tij, ai është shprehur se nuk qëndron asnjë fjalë nga akuza ndaj tij dhe se “shtetasen që ka bërë kallëzim nuk e njoh fare, nuk jam dakort me ato që ajo ka deklaruar”.

Por, nga hetimi, rezultoi se dy të rinjtë njiheshin. Vajza kishte komunikuar disa herë me D.M, para ngjarjes, ku i kërkonte që të rezervonte një vend në autobusët që niseshin nga qyteti i tyre drejt Tiranës.

Gjithashtu, nga ekspertiza e kryer në rrjetet sociale, u zbulua edhe një kërcënim që djali i drejtonte vajzës pas ngjarjes, në të cilën i kujtonte “djegien me cigare”.

Për këto mesazhe, Prokuroria e qytetit ku banojnë dy të rinjtë, ka dërguar për gjykim si të pandehur shtetasin D.M. në gjykatën e qytetit të banimit, djali, ndryshe nga sa ka deklaruar në komisariatin e Policisë nr.4 në Tiranë, ka pranuar njohjen me adoleshenten. Kjo kundërthënie është vlerësuar si provë kundër tij në gjykimin e zhvilluar në Tiranë, për “marrëdhënie seksuale me dhunë”.

Gjithashtu, në kuadër të hetimit të kryer nga Prokuroria e Tiranës për “marrëdhënie seksuale me dhunë”, është kryer verifikimi i thënieve në terren të viktimës së mitur, shoqëruar me tabelë fotografike, ku vajza riprodhoi natyrshëm vendet ku ajo pretendoi në kallëzim se e çoi i shtetasi D. M, ditën e ngjarjes. Këto detaje dhe të tjera të identifikuara gjatë hetimit, bindën gjykatën e Tiranës për fajësinë e shtetasit D.M., i cili u dënua përfundimisht me 2 vjet burgim për “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur 14-18 vjeç”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...