“Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pa besë.”. Ky është mesazhi i fundit që ka shpërndarë në rrjetet sociale Kastriot Reçi, i cili mbeti i vrarë sot pasi u qëllua me breshëri automatiku. Ai u vra sot para lokalit të tij ne Rreshen.
Në profilin e tij të ‘Facebook’ Reçi, teksa uronte miqtë për vitin e ri më datë 1 janar, u jepte atyre një këshillë, ndërsa flet për mashtruese dhe njerëz të pa besë.
“Miq, Gëzuar Vitin e Ri 2020!
Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pa besë.’, thuhet në mesazhin e tij.