Policia jep informacion për vrasjen e Kastriot Reçit, pronar i 'Media Plus' Tv. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, në afërsi të një lokali në Rrëshen, pranë komisariatit të policisë.
Dyshohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe menjëherë pas vrasjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.
Policia thotë se ka ngritur post-blloqe për kapjen e autorëve.
Mirditë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.
KUSH ISHTE KASTRIOT REÇI:
Kastriot Reçi nuk është i panjohur për uniformat blu. Në 2016 ai ishte në kërkim nga forcat e policisë për shkak të gjetjes së një sasie të madhe hashashi në magazinat në Rrëshën që ishin ne emër të tij.
Në atë kohë, Reçi pretendoi se nuk ka lidhje me drogën e gjetur. Vellai i Kastriot Reçit dorëzoi në prokurori një kontratë qiraje për një shtetas nga gjirokastra. Ishin 3 tonë hashash i tharë që u gjet në atë magazinë, ndërkohë që policia arriti të kapë në magazinë vetëm punëtorët dhe një shtetas nga Lazarati që kujdesej për krasitjen dhe paketimin e hashashit. Mësohet se Reçit, dy vite më parë i kanë vrarë edhe të vëllanë, Gasper Reçi, i ekzekutuar në Romë-Itali.
VRASJA E TË VËLLAIT 2 VITE MË PARË:
Në prill 2017, një shqiptar u ekzekutua në Romë me katër plumba. Ai u evidentua si Gaspër Reci, 43 vjec nga Rrësheni dhe u ekzekutua në mbrëmjen e 27 prillit 2017 në orën 23.30 në banesën e tij në rrugën Simeri Crichi, në Tor Bergata.
Nga hetimet e policisë italiane nuk u arrit të identifikohej asnjë person I dyshuar për atentatin, pasi në momentin e vrasjes nuk ka pasur persona në vendngjarje.
Në banesë ka qenë vetëm vajza e Gasperit. Edhe pse ambulance ka mbërritur menjëherë ai nuk u ka rezistuar plagëve.
Hetuesit italianë bënë të ditur se Gasper Reci kishte precedent penale të mëparshëm për posedim dhe shpërndarje lëndësh narkotike. gasper Reçi, la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët.
*Ne foto