Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, njoftoi se Kastriot Reçi, personi që u ekzekutua sot në Rrëshen, nuk ishte aktualisht pronar i ndonjë televizioni. Ai ka qënë ortak i televizionit "M+" deri në vitin 2018, kur këtij subjekti i është hequr licenca nga AMA.
"AMA shpreh keqardhje për humbjen e jetës së shtetasit Kastriot Reçi dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, - thuhet në njoftim. - . AMA në përgjigje të interesit publik, sqaron se shtetasi Kastriot Reçi nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër. Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018."