Policia e Tiranës ka arrestuar një 33 vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale ‘Trafikim i personave të rritur’.
Mësohet se shtetasi A.Ç. më 6 Tetor 2019, kur së bashku me 3 persona të tjerë, nëpërmjet përdorimit të dhunës, ka detyruar një shtetase që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali, duke e organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit.
Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të operacionit policor të koduar “Return” vihet në pranga një tjetër shtetas.
Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim.
Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar , është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:
- A. Ç., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, më 01.11.2019, i ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Trafikimi i personave të rritur", kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas, më datë 06.10.2019, së bashku me 3 shtetas të tjerë, nëpërmjet përdorimit të dhunës, ka detyruar me dhunë një shtetase që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali, duke e organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.