Vrasja e biznesmenit në Mirditë, policia gjen një snajper

Tuesday, 07 Janar 2020 13:50

Zbardhen detaje të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit Kastriot Ruçi. 47-vjeçari u vra sot në Rrëshen, teksa dilte nga lokali i tij.

Policia ka gjetur pranë një pallati një sjnaper, me të cilin mendohet se është qëlluar Ruçi. Ky i fundit u qëllua vetëm me një plumb, ndërsa ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Arma e krimit mund të çojë më pranë identifikimit të autorëve, ndërsa thuhet se ka qenë një vrasje e kryer nga profesionistë.

Login to post comments