Zjarr në një banesë në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në katin e 5-të të një pallati në lagjen nr.9.
Në vendin e ngjarjes ndodhen 10 forca zjarrfikëse dhe 3 automjete.
Mësohet se nga zjarri nuk ka persona të bllokuar në apartament. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.