Kapet në Rinas i riu me 20 mijë euro të padeklaruara në çantën e shpinës

E Enjte, 09 Janar 2020 12:57

Policia Kufitare e Rinasit ka sekuestruar një shumë prej 20 mijë euro, të cilat po transferoheshin jashtë shtetit në mënyrë të paligjshme nga një 27-vjeçar.

I riu F. K., banues në Durrës, është ndaluar në tentativë për të kaluar kufirin, përmes aeroportit të Rinasit, teksa në çantën e shpinës mbante shumën e padeklaruar të parave.

Njoftimi i policisë:

Rinas

Policia Kufitare e Rinasit parandalon një rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

 

Evidentimi, si rezultat i masave të shtuara, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sekuestrohen 20000 euro, procedohet penalisht një 27-vjeçar.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, shtetasin F. K., 27 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur iu gjet në çantën e shpinës shuma monetare prej 20000 eurosh, që ishte e padeklaruar në doganë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.

Af231e71 497a 471c 880b 7a5c1766f078
Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...