Del videoja e plotë e ekzekutimit të biznesmenit Kastriot Reçi (Pamjet)

E Enjte, 09 Janar 2020 13:37

Syri TV ka siguruar një videon e plotë të ekzekutimit të biznesmenit mirditor, Kastriot Reçi, ngjarje e ndodhur 2 ditë më parë në qytetin e Rrëshenit.

Siç duket në video, Kastriot Reçi ka mbërritur me makinë dhe e ka parkuar pas Pallatit të Kulturës ku është dhe lokali i tij.

Në këmbë ai ka dalë në shëtitoren e qytetit ku është takuar me një person që mendohet se është familjar që kishte dhe një fëmijë të vogël me vete.

Në këtë moment teksa qëndronte në këmbë ai është qëlluar me një plumb nga një snajper që ishte pozicionuar në katin e 7 të një pallati rreth 100 metra larg vendit ku u vra Kastriot Reçi.

Ky është momenti kur Kastriot Reçi bie në tokë pas plumbit të marrë dhe janë njerëzit të cilët largohen.

Vetëm pak sekonda më pas ata afrohen dhe marrin trupin e Kastriot Reçit dhe i fusin ne automjetin tip Mercedes Benz për ta çuar në Spitalin e Rrëshenit, por gjithçka ka qenë e kotë.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...