Selanik , Greqi - "Shikoni se çfarë bëhet këtu! Duhet të vish që në orën 1 të natës këtu, të shkruash emrin dhe të zësh radhën." Këtë ka treguar për mediat në Shqipëri, një emigant shqiptar në Selanik, Ermal Gjura, tek tregon radhët e mëdha e të ngjeshura të njerëzve që kanë aplikuar për nënshtetësinë greke në Prefekturën e Selanikut.
Kjo nevojë e emigrantëve dhe kryesisht shqiptarëve shfrytëzohet shumë nga zyrat juridike për shërbime që në fakt duhet t’i afrojë vetë shteti grek. Këtë problem e ka ngritur edhe në Parlamentin e Greqisë, Christos Giannoulis deputeti i Syriza në Selanik.
“Nje element që të shokon: koha e pritjes nga momenti i depozitimit të kërkesave dhe dokumentave bashke me intervistën, për Selanikun, qytet ku jam deputet, është 1494 ditë. Nëse e ktheni në vite, do të tmerroheni. Për këtë njeri që merr pjesë në shoqërinë greke, në ekonominë e saj, që fëmijët e tij lindën dhe u rritën këtu”, tha ai.