Publikuar tek: aktualitet, më 13:05 11-01-2020 Sherr në familje për pronat, 30 vjeçari godet me mjete të forta xhaxhain në Durrës
Një sherr ka ndodhur brenda një familje në qytetin e Durrësit, ku një 30 vjeçar ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij.
Mësohet se ai është arrestuar, ndërkohë babai i 30 vjeçarit, shtetasi Xh.G.,55 vjeç, po procedohet në gjendje të lirë për përfshirje në konflikt.
Sipas policisë, konflikti ka lindur për motive pronësie.
Njoftimi i Policisë:
Godet xhaxhain me sende të forta, vihet në pranga 30 vjeçari.
Procedohet në gjendje të lirë edhe babai i 30 vjeçari për përfshirje në konflikt të djalit me vëllain e tij , konflikt për motive pronësie.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, pas njoftimit të marrë për një konflikt pronësie mes nipit dhe xhaxhait, menjëherë kanë ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.G.,30 vjeç, banues në fshatin Hasan,Fushë Krujë, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh.G.,55 vjeç, banues në fshatin Hasan, Fushë Krujë(babai i 30 vjeçarit)
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në afërsi të banesës së tij, gjatë një konflikti për motive pronësie kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.G.,45 vjeç, banues në fshatin Hasan, Fushë Krujë (vëllai i 55 vjeçarit)
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale "Dhuna në familje".