Nuk ka sjellë asnjë efekt transferimi në Arabia Saudite. Gara më e famshme “off road”, ajo e Gakar ka shënuar një tjetër viktimë. Piloti portugez, Paulo Goncalves ka humbur jetën në etapën e shtatë, pas një aksidenti fatal. Ai është rrezuar me një shpejtësi 276 km/h, duke konfirmuar rrezikshmërinë e kësaj gare.
Piloti I skuderisë Hero, është gjetur pa jetë nga kolegë të tij, ndërsa transportimi në spital ka rezultuar I kotë. Goncalves është viktima e dytë, që ka viti 2015, ndërsa Dakar numëron me qindra persona që kanë humbur jetën mes pilotëve dhe tifozëve.