Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, këtë javë pritet rikthimi i ditëve me diell, ndërsa herë pas here do të ketë edhe vranësira.
Megjithatë në vend do të vijojnë të jenë prezente temperaturat e ulëta, ku në vendet malore pritet të shkojë deri në -4 gradë celsius, ndërsa përgjatë ultësirës perendimore pritet që vlera maksimale të shënohet 15 gradë celsius
Pas situatës me reshje të kësaj fundjave parashikohet rikthimi i ditëve me diell e hera herës vranësira deri mesatare. Prezente gjatë mëngjeseve do të jetë mjegulla e mjegullina në lugina.
Era, përgjithësisht parashikohet nga lindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare. Gjatë së enjtes e të premtes do të vërehet shtim i saj përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.
Po kështu, temperaturat negative si në tabelë në disa zona, do të sjellin ngrica dhe brymë të përkohëshme.