Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se është përplasur një automjet me një motoçikletë në rrugën Transballkanike.
Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi motoçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës.
Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.