Në pikën kufitare Kakavijë janë sekuestruar 41 mijë euro, ndërsa është proceduar penalisht një 38 vjeçar.
Bëhet me dije se eurot e sekuestruara ishin të fshehura në automjetin e personit me iniciale E.B, banues në Kuçovë.
38 vjeçari do të udhëtonte drejt Greqisë dhe paratë u gjetën në pjesën e brendshme të makinës.
Paratë që do të kalonin nuk ishin të deklaruar në pikën kufitare nga 38 vjeçari.