Pothuajse një shekull e gjysmë burg me gjykim të shkurtuar, për të qenë të saktë 136 vjet, u dha ndaj të pandehurve të përfshirë në operacionin e drogës “Lulet e pranverës”, i ndërmarrë nga autoritet italiane në Shkurt 2019. Dënimet u dhanë dje nga gjykatësi Giulia Proto i cili liroi vetëm një nga 19 të pandehurit: Klajdi Malo, 24-vjeçar, raportuan mediat italiane.
Sidoqoftë, për të gjithë të tjerët (pesë italianë nga Brindisi dhe trembëdhjetë shqiptarë) të cilët përfunduan në hetimin e zhvilluar nga prokurori Valeria Farina Valaori, të akuzuar për trafik droge, aktgjykimi i cilësoi fajtorë: pesë vjet dhe katër muaj burg, plus një gjobë prej 24 mijë eurosh, për Gianfranco Contestabile, 51 vjeç; pesë vjet burg dhe 30 mijë gjobë për Salvatore Santoro, 51 vjeç, tre vjet e 4 muaj burg dhe 16 mijë euro gjobë për Francesco Tarantini, 62 vjeç; dy vjet burg dhe 6 mijë euro gjobë për Davide Melacca, 39 vjeç. Dhjetë vjet dhe 8 muaj burgim për Giancarlo De Simone, 52 vjeç.
Dënimet për shqiptarët
13 vjet burgim për shqiptarin Fatmir Xhelili (i njohur si Miri), 38 vjeç; një vit e tetë muaj burgim, plus një gjobë 6,000 Euro për Fridi Murataj, 26 vjeç, nga Vlora; katër vjet e gjysmë burgim, plus një gjobë prej 24 mijë eurosh, për Luka Beqiraj (i njohur si Kriols), 32 vjeç; tre vjet burgim dhe një gjobë 10 mijë euro për Mehdi Beqiraj, 41 vjeç; 13 vjet e katër muaj burg për Dorian Pashaj, 34 vjeç, (në arrati); gjashtë vjet e tetë muaj burg për Arbinor Hoxhaj (i njohur si Arbi ose Bjondi), 34 vjeç; dhjetë vjet për Dorian Alikaj (i njohur si Fshatari ose Dori), 34 vjecc.
Tetë vjet e gjysmë për 34-vjeçarin Klaudio Fani (i njohur si Klodi); nëntë vjet e katër muaj për Altin Avduramani, 46 vjeç, tetë vjet e tetë muaj për Kristian Nuredinaj (i njohur si Cidhe), 36; 18 vjet burgim për Raul Zenunaj (i njohur Babo ose Babush), 40 vjecc; gjashtë vjet e tetë muaj për Kujtim Elmazin; gjashtë vjet dhe katër muaj për Bibil Kabello.
Hetimet
Sipas hetimeve dy vjeçare, droga, veçanërisht marihuana, që shkonte në Itali nga Shqipëria, u depozitua përkohësisht në Salento dhe më pas u shpërnda në të gjithë vendin. Arrestimet u kryen në Itali dhe Shqipëri. Bëhej fjalë për 4 grupe kriminale që bashkëpunonin mes tyre. Organizata cilësohet përgjegjëse për trafikimin e 8 ton e gjysmë marihuanë dhe rreth 10 kilogramë heroinë dhe kokainë, si dhe armë dhe municione.