Frikë në det, operacioni Italianeve për të shpëtuar peshkatarin vlonjat

E Enjte, 16 Janar 2020 10:57

Një peshkatar shqiptar është shpëtuar nga Roja Bregdetare italiane në kanalin e Otrantos, pasi motori i barkës së tij pësoi avari dje rreth orës 14:30. 

Peshkatari ishte nisur për peshk nga Vlora mbrëmjen e së martës me një barkë druri pesë metra të gjatë, pa instrumente nautike dhe gjendej 25 milje larg bregut të Otrantos, ndërkohë që kushtet e motit ishin përkeqësuar.

Alarmi u dha nga centrali operativ i Rojës Bregdetare në Romë që i ngarkoi menjëherë operacionin e shpëtimit Drejtorisë Detare të Barit, e cila nxori në det motovedetat CP 886 nga Santa Maria di Leuca edhe CP 768 nga Otranto. Nga njësia ajrore e Rojës Bregdetare të Katanias u nis edhe helikopteri ATR 42 Manta.   Kërkimet vazhduan deri në 17:30 kur thuajse ishte errur kur italianët arritën të dallonin peshkatarin shqiptar, tepër i shqetësuar ndërkohë nga qëndrimi i gjatë në det dhe përkeqësimi i motit. 50-vjeçari u arrit nga motovedeta CP 886 dhe u transportua në Otranto ku e priste ambulanca e urgjencës. Përveç frikës së madhe që kishte kaluar, peshkatari shfaqte shenja të dukshme hipotermie dhe ankohej për dhimbje të forta në bark.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...