Një automjet me një sasi të konsiderueshme droge është ndaluar sot në Qafe-Botë.
Në pranga ka rënë shtetasi Arsen Hoxha, rreth 40-vjec, nga Cakrani i Fierit, i cili po udhëtonte me bashkëshorten e tij drejt Greqisë.
Po ashtu mësohet se mjeti po i nënshtrohet kontrollit nga policia kufitare e Sarandës, ndërkohë që detajet pritet të bëhen publike në orët në vijim. Drejtuesi i mjetit, Hoxha, është arrestuar dhe më parë në vitin 2014 për trafik klandestinesh në Sarandë.