‘Ekzekutuan ish-snajperistin, kush i sheh, të mos u afrohet’, policia shpall në kërkim 2 të rinjtë e rrezikshëm

Premte, 17 Janar 2020 12:16

Dy shqiptarë u shpallën në kërkim për një krim të rëndë ndodhur në shtetin britanik.

Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia britanike për vrasjen e një ish-snajperisti kurd, të vrarë në Hartlepool.

30-vjeçari Hemëand Ali Hussain u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në rrugën Charterhouse, më 15 Shtator të vitit të shkuar. Sipas asaj që shkruan “BBC”, policia e Cleveland tha se viktima shërbyer si snajperist për ushtrinë kurde, kundër të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Një zëdhënës i policisë tha se ndonëse të lindur në Shqipëri, dy të dyshuarit Marku dhe Merizaj besohet se kanë lidhje në disa zona nëpër Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Bolton, Sheffield dhe Londër.

Autoritetet britanike publikuan fotot e dy shqiptarëve, sëbashku me një përshkrim për secilin prej tyre, ndërsa një apel e kishin edhe për qytetarët.

“Duam t’i bëjmë apel kujtdo që mund të ketë informacione, që mund të na ndihmojnë në kapjen e këtyre dy personave në kërkim që të kontaktojë policinë. Kushdo që i sheh këta persona, u kërkojmë që të mos i afrohen”, tha zyrtarja e policisë, Sarah Robinson.

Deri më tani të akuzuar për vrasjen e Hussain janë 4 persona, të cilët presin të dalin në gjyq.

Login to post comments