Dinamika/ Si ndodhi atentati mafioz në Vlorë

Diel, 19 Janar 2020 09:28

Objektiv i atentatit në Vlorë ishte një person që 3 ditë më parë ishte liruar nga burgu. Nikollaq Çepaj dhe Roland Çepaj janë qëlluar me armë teksa po pinin kafe. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kushtrimi”, brenda një lokali. Atentati me kallashnikov është bërë ndaj një të sapo liruari nga burgu, Nikollaq Çepaj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nikollaq Çepaj dhe Roland Çepaj janë dërguar me urgjencë në spital. Ata ndodheshin të ulur brenda një lokali, kur i kanë qëlluar me kallashnikov. Ka qënë një person i maskuar, i cili është afruar në lokal dhe ka qëlluar me armë. Dyshohet se njëri nga të plagosurit është qëlluar gabimisht. Ai është Roland Çepaj, 28 vjeç, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Autori me një kapele të kuqe ka qenë brenda makinës, është afruar pranë lokalit dhe ka qëlluar me breshëri. Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona.

Nikollaq Çepaj

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet. Të shtënat me armë kanë shkaktuar panik dhe frikë te personat e tjerë që ndodheshin në lokal.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për të arrestuar autorët. Në patrullim për kontrolle ka dalë edhe Policia e Fierit.

Në pyetje janë marrë 5 persona që ndodheshin brenda lokalit ku ndodhi atentati. Dëshmitarët thanë se dëgjuan breshërinë e kallashnikovit dhe panë personin që qëlloi dhe në kokë kishte kapele të kuqe.

“Ishim atje duke pirë kafe, dëgjova brrrr (breshëria), mendova se ishin fishekzjarrë, më pas dëgjova ulërima. Ishte breshëri. Qëlloi nga brenda makinës pa ndaluar. Sa e ndaloi një çikë, e pashë atje, ia dha më pas me breshëri. Rolandin e kam djalë vëllai, është 28 vjeç. Nikua (personi tjetër) tre ditë kishte që kishte dalë nga burgu“, – tha xhaxhai i njërit prej të plagosurëve.

Informacion paraprak I Policisë Vlorë:

Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lojtës Videosh
 
 
00:00
 
00:12
 
 
 
 
Login to post comments