Vrasja e Flamur Beqirit/ Zbulohet emri dhe fotoja e autorit

E mërkurë, 22 Janar 2020 09:10

Një person u arrestua në Danimarkë për vrasjen që tronditi jo vetëm Londrën, por edhe opinionin publik shqiptar. Në vigjilje të Krishtlindjes u qëllua për vdekje shqiptari Flamur Beqiri, 36 vjeç. Ai u vra pranë shtëpisë së tij luksoze në Londër, në sy të gruas dhe djalit të vogël.

Një 22-vjecar është arrestuar të hënën në Danimarkë në aeroportin e Kopenhagenit. Ai po vinte nga Tajlanda, kur u prangos pas një urdhri arresti europian.

Times shkruan se ai quhet Anis Hemisi dhe është një kikbokser nga Malmoja, qyteti suedez ku e ushtronte aktivitetin edhe Beqiri.

I dyshuari është në pritje të ektradimit për në Britani.

Sky News raporton se i arrestuari akuzohet për vrasjen e Flamur Beqirit, për të cilin policia mendon se ka lidhje me botën kriminale në Suedi. 36-vjeçari u qëllua disa herë nga një person i vetëm.

Shqiptari me nënshtetësi suedeze jetonte në Londër prej disa vitesh. Ai është përfolur se ka lidhje edhe me atë që njihet si grabitja më e madhe në Danimarkë.

Login to post comments