Vatrat e zjarrit në Cardhak të Devollit vijojnë të jenë ende prezentë, ndonëse me të ulët.
Burime nga bashkia Devoll bënë me dije për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ se në terren do të angazhohen 20 forca zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Ndërkohë që terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjet e mjeteve të shërbimit zjarrfikës.
Zjarri në zonën e Cardhakut ra pasditen e djeshme ndonëse mjetet zjarrfikëse janë nisur me sinjalizimin e parë për rastin, ato nuk kanë mundur të depërtojnë në zonë.