Një shqiptar është arrestuar në Itali. Gruaja e paditi në policinë Italiane për dhunën që ai ushtronte ndaj saj dhe vajzës. Çifti shqiptar kishte vite që jetonte në Itali.
Media italiane bëjnë me dije se gruaja ka jetuar për vite në dhunë dhe kercënime. Bashkëshortin 57-vjeçar, ishte i papunë.
Mësohet se burri kishte sjellje të përsëritura ngacmuese, të dhunshme dhe agresive ndaj gruas së tij, duke i shkaktuar asaj dhunë fizike dhe psikologjike.
Ndërkaq, është bërë arrestimi i tij, edhe për ngacmime seksuale ndaj vajzës së tyre.
Emrat e familjes shqiptare nuk janë bërë ende me dije.