Elizabeta Meta ka marrë vendimin nga ana e gjykatës e cila vendosi që ta lërë në burg. Vendimi është marrë pas publikimit te videos ku ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së saj 13 vjeçare.
Pas publikimit të videos vajza 13 vjeçare ishte marrë në mbrojtje nga shteti, ndërsa Elizabeta Meta ishte arrestuar menjëherë nga policia.
Seanca e sotme u zhvillua me dyer të mbyllura, pa asnjë të pranishëm nga familja e Elizabetës. Avokati i Elizabetës, Gjergji Imeri është shprehur se gjykata ka gabuar me këtë vendim, dhe do ti drejtohet gjykatës së apelit.