Kina konfirmon 830 raste dhe 25 të vdekur nga virusi

Premte, 24 Janar 2020 18:21

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë tha të premten se janë 830 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri në mbarë vendin dhe të paktën 25 njerëz kanë vdekur.

Qeveria kineze izoloi qytete të tjera të premten, ndërsa ka vënë postoblloqe në një hap të papaparë për të frenuar virusin, i cili është përhapur në disa shtete, përfshi edhe Shtetet e Bashkuara.

Turqia filloi të premten të kontrollojë pasagjerët në të gjitha fluturimet nga Kina duke përdorur kamera termike. Organizata Botërore e Shëndetit tha se ishte ende herë për të deklaruar koronavirusin si emergjencë globale shëndetësore.

Ndërtimi i spitalit në Wuhan
Ndërtimi i spitalit në Wuhan

Autoritetet lokale në qytetit kinez Wuhan, ku besohet se ka origjinën koronavirusi, thanë të premten se qyteti po ndërton një spital të ri me 1 mijë shtretër, i cili pritet të përfundojë me 3 shkurt.

Login to post comments