VIDEO/ Të çmendur pas shpejtësisë, me 171 km/h në Tiranë-Elbasan, policia u bën ‘gjëmën’ shoferëve

Saturday, 25 Janar 2020 08:56

Policia Rrugore ka kryer mbrëmjen e kaluar kontrolle në rrugën interurbane kryesore Tiranë -Elbasan, në unazën e madhe ku mes të tjerash ka gjobitur drejtues mjetesh, mes tyre dhe një person, që “fluturonte” në rrugë me shpejtësi skëterrë 171 km/h.

Blutë bëjnë me dije se vetëm përgjatë janarit, janë pezulluar 900 leje drejtimi, ndërkohë që bën thirrje që të tregohet kujdes me shpejtësinë.

“Policia Rrugore kontrolle te shtuara, me matës shpejtësie dhe alkool test, për rritjen e parametrave te sigurisë rrugore gjate fundjavës. 171 km/h në rrugën interurbane kryesore Tiranë -Elbasan, në unazën e madhe, matur me Radar ne një largësi prej 734 m, thuhet në njofitmin e policisë  

Ja njoftimi i plotë:

Policia Rrugore kontrolle te shtuara, me matës shpejtësie dhe alkool test, për rritjen e parametrave te sigurisë rrugore gjate fundjavës.

171 km/h në rrugën interurbane kryesore Tiranë -Elbasan, në unazën e madhe, matur me Radar ne një largësi prej 734 m.

Shpejtësi e mjaftueshme për tu? dhe sigurisht e mjaftueshme edhe për ????.

Edhe pse prej fillimit te muajit janar rrugët interurbane dhe urbane kryesore te vendit, te konsideruara me rriskë te larte per shkak te aksidenteve rrugore dhe pasojave te ardhura prej tyre, kryesisht shpejtësia mbi normat e lejuara, vijojnë te jene te monitoruara me radar dhe janë jo pak, por vetëm për 24 ditët e para të këtij viti, numërohen më shumë se 900 leje drejtimi te pezulluara për shpejtësi, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që rrugën e përdorin dhe e konsiderojnë si piste për të “fluturuar” dhe jo për të qarkulluar me automjet.

Prej orës 20:00 e deri në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm, u pezulluan 9 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionin nga 130 deri në 171 km/h.

Gjithashtu nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë ekstreme për kushtet e rrugës, 2 prej tyre ishin debitor me mbi 7 masa administrative te pashlyera si dhe një tjetër automjet rezultoi i pasiguruar dhe certifikuar teknikisht.

Policia Rrugore e Tiranes po vijon kontrollet me Radar e Drager ne te gjitha rrugët e Tiranes.

Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin, pasi do jeni te ekspozuar ndaj rrezikut për tu përfshire ne aksident rrugor.

#ZbatoRregullatUdhetoiSigurte?????????

 
Modifikuar më Saturday, 25 Janar 2020 09:41
Login to post comments