Goditi punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari
Shërbimet e Komisariatit Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L (A). V., 45 vjeç, banues në Mirditë
Arrestimi i tij u bë pasi në Rreshen, patrulla e Policisë i ka kërkuar të lëvizte mjetin e ndaluar në rrugë, që kishte penguar qarkullimin e mjeteve të tjera.
45-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë duke goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për tē cilën parashikohet dënim deri në 5 vite burg.