Vaksinimi nga gripi i stinës, Çomo: Rritje jo vetëm nga grupet e riskut

Saturday, 25 Janar 2020 11:32

Këtë vit, ka pasur një vaksinim shumë të mirë të popullatës ndaj gripit stinor, jo vetëm për grupet e riskut. Shefja e shërbimit të Infektivit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Najada Çomo thotë se ka edhe njerëz që nuk i përkasin fashës së përfshirë nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale falas por që kanë përzgjedhur që të vaksinohen ndaj gripit.

“Sivjet ka pasur një vaksinim shumë të mirë të popullatës për grupet e riskut. Ka edhe njerëz që nuk i përkasin kësaj fashë por që kanë përzgjedhur që të vaksinohet. Sivjet ka qenë një tendencë shumë e madhe që popullata të vaksinohet edhe ajo që nuk ka qenë e përfshirë në programin e ministrisë së Shëndetësisë. Nuk kemi fluks shumë të shtuar por çdo pacient që paraqitet në shërbim, paraqitet si potencial që edhe mund të rëndohet nga ana mjekësore”, -tha shefja e Infektivit

Nga veriu në jug, në të gjithë qendrat shëndetësore të vendit në nëntor të 2019 ka nisur vaksinimi kundër gripit falas për grupet e rrezikuara si: fëmijët, gratë shtatzanë, të sëmurët kronikë etj. Sipas saj, të prekurit nga gripi po shënojnë rritje për shkak edhe të periudhës së ftohtë.

Login to post comments