Një sasi e madhe heroine është sekuestruar në Greqi dhe në pranga janë vënë 4 shqiptarë dhe 3 grekë.
Ky është një tjetër operacion i policisë greke në bashkëpunim me DEA Amerikane.
Një ditë më parë është goditur edhe rrjeti i trafikut të heroinës Shqipëri-Greqi
Gjatë aksionit janë sekuestruar 23 kg 744 gram heroine dhe 414 gram kokainë.
Në pranga janë vënë 4 shqiptare dhe 3 greke.
Operacioni është zhvilluar në disa banesa në Selanik.
Droga do të shpërndahej në Athinë dhe Selanik.