'Tërmeti'/ Familja në Tiranë fle në makinë, banorët e Durrësit: Qeveria po tallet me ne

Hënë, 27 Janar 2020 10:39

Një familje prej 4 personash, mes të cilëve 2 fëmijë të mitur, prej 2 muajsh po jetojnë në makinë, pasi shtëpia e tyre është shpallur e pabanueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Familja Saraçi në Kombinat me 2 fëmijë 10 dhe 11 vjeç, thotë se nuk ka marrë ndihmë nga bashkia dhe se tashmë ata po flenë dhe jetojnë çdo ditë në makinë.

Kryefamiljari Ferdinand Saraçi sqaroi për BalkanWeb se pasi pallati ku ata jetonin u shpall i pabanueshëm, ata u strehuan në një çadër të ngritur nga Emergjencat Civile, por çadra u mbush me ujë që me shiun e parë. Më pas ata u strehuan në një hotel, por qëndroi aty vetëm dy ditë pasi u nxorën jashtë me urdhër të kryetarit të Njësisë Administrative, menjëherë sapo folën në media për vështirësitë e mëdha, me të cilat po përballeshin.

Tani nga bashkia ka marrë vetëm një batanije dhe bonusin e qirasë për muajin janar, ndërsa për muajin dhjetor ende jo. I pyetur për këto, kreu i Njësisë Administrative nr 6, në Kombinat, Adriatik Merko, tha se vonesa e lëvrimit të bonusit të dhjetorit është përgjegjësi e këshillit bashkiak dhe bashkisë së madhe. Ai nuk pranoi të komentojë akuzat e Ferdinand Saraçit për dëbimin nga hoteli.

Familja Saraçi, ku punon vetëm bashkëshortja, vendosi të marrë një kredi prej 2 milionë lekësh për të gjetur shtëpi me qira, por qiratë janë rritur ndjeshëm dhe se askush nga pronarët nuk pranon të lidhë një kontratë qiraje të rregullt.

Ata tregojnë se si rasti i tyre ka plot familje të tjera në Kombinat që nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga bashkia, por janë munduar të gjejnë zgjidhje provizore: disa kanë gjetur strehim tek miq të afërm apo në shtëpi me qira, ndërsa të tjerë kanë vendosur të marrin përsipër rrezikun, duke vijuar jetesën në pallatet e dëmtuara.

Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, ende ka familjarë që jetojnë nëpër çadra, të cilët ende nuk kanë gjetur ende një banesë ose janë ankuar se nuk kanë marrë ende bonusin e qerasë gjithashtu dhe ndihmën e nevojshme nga shteti.

ABC News ka shkuar mëngjesin e sotëm në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës e Thumanë. Gazetarja Esiona Konomi ka raportuar nga ambientet e bashkisë së Durrësit ku pavarësisht shiut të ditës së sotëm, banorët janë grumbulluar përpara kësaj bashkie për të kërkuar një zgjidhje. Ata vijnë çdo ditë në këto 2 muaj, ata ankohen se nuk e kanë marrë shërbimin e nevojshëm pranë Bashkisë. Në këtë Bashki më shumë se 24 mijë banesa u dëmtuan nga tërmeti.

Bashkia thotë se ka akorduar rreth 13 mijë raste për bonus qeraje por në të kundërt banorët thonë se shumë pak prej tyre kanë marrë bonusin e qerasë, pasi pavarësisht miratimit të emrit të tyre për bonusin e qerasë, kërkohen dokumentacione shtesë, siç është një kontratë qeraje e noterizuar apo një llogari bankare në një bankë specifike. Banorët ankohen se askush nuk i pret pranë kësaj bashkie.

Disa prej banorëve thanë për ABC News se apartamentet apo shtëpitë e tyre janë dëmtyar nga tërmeti i 26 nëntorit por ende nuk është kryer një kontroll i tyre nëse janë të banueshëm ose jo. Siç raporton gazetarja e ABC News Esiona Konomi, edhe pse radhët ë banorëve në pritje të një përgjigje nga Bashkia Durrës janë të gjata, në punë ka qenë vetëm një sportel me një punonjëse të bashkisë, e cila ofron shërbimin ndaj qytetarëve.

Ndërkohë po ashtu disa banorë të Shkallnuerit në Golem kanë në këto radhë të gjata për të pasur një përgjigje që kur ra tërmeti i 26 nëntorit, ata janë ende pa përgjigje në dyert e bashkisë, madje ata ankohen se kanë kryer disa herë aplikime por ato janë humbur nga ana e bashkisë.

“Ne kemi bërë disa aplikime, i kanë humbur, tani kemi ardhur të bëjmë aplikimin prapë. Ata po tallen me ne, s’kemi çfarë të bëjmë. As bonusin e qerasë asnjëherë nuk na është miratuar, dosja më ka humbur 3 herë”, thonë ata.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...